Kryetari i opozitës maqedone, Hristijan Mickoski ka akuzuar në Facebook se dikush nga protestuesit ka dashur ta vrasë dhe kërkoi nga MPB që të arrestohet i njejti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky ishte njeriu që duhej të më vret sonte. Kërkoj që urgjentisht i njejti të arrestohet nga Spasovski dhe MPB” ka shkruar në facebook Mickoski.
Përndryshe, fotografia e shpërndarë nga kryetari i opozitës është një grup qytetarësh që kanë mbrojtur bustin e Skënbërbeut në Shkup, dhe pronat private rreth Sheshit Skënderbe. Sipas informacioneve të para, policia ka arrestuar personin që kryetari i OBRM-PDUKM-së ka thënë se ka tentuar ta vrasë.
Protestat e sontme kanë qenë të dhunshme, njejtë si netët tjera. /Telegrafi/