Telegrafi

Mickoski: Është për t’u lavdëruar çdo mund për të siguruar vaksinën kundër coronavirusit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i ka lavdëruar përpjekjet e pushtetit për të siguruar vaksinën kundër coronavirusit.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se gjithashtu duhet të bëhet plan i hollësishëm në lidhje me vaksinimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për lëvdatë është çdo mund, që sa më parë të sigurohet vaksina për COVID-19 për sa më shumë qytetarë, madje edhe nëpërmjet ndihmës së fqinjëve. Dua të pyes ministrin Venko Filipçe, çka saktësisht është marrëveshja? Kur dhe sa vaksina mund të presim, që të mund të bëhet plan i hollësishëm?”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ishte për vizitë zyrtare në Bullgari, prej ku tha se është arritur marrëveshje që një sasi e vaksinave që do të arrijnë në Sofje, të dërgohen edhe në Shkup./Telegrafi/