Site icon Telegrafi

Mickoski: Ekonomia po fundoset, ndërsa populli është varfëruar

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i ka replikuar kryeministri Zoran Zaev, i cili në një intervistë tha se atij dhe OBRM-PDUKM-së mund t’ju mbajë leksione për ekonominë deri në mëngjes.

Mickoski në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se leksionet e Zaevit janë plot krim, terror, biznese në stilin një euro për Viceto, një euro për Kishën, mos dije dhe qeverisje me frikë.

“Tani unë si një profesor me përvojë shumë vjeçare, dua tua them gjendjen e vërtetë, të cilën po e sheh tërë opinioni, ekonomia po fundoset, ndërsa populli është varfëruar”, ka shkruar Mickoski.

Ai më tej ka shtuar se qeveria ka rritur huamarrjet, po thuajse nuk ka investime kapitale, ndërsa populli shpenzon më pak, ngase nuk ka para./Telegrafi/

Exit mobile version