Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh se nga disa informatorë kanë arritur ta marrin marrëveshjen, por nuk e din nëse është e njëjta marrëveshje.
“Ne e morrëm marrëveshjen nga informatorë dhe e enalizuam”, u shpreh Mickoski i cili tha se do ta publikojnë marrëveshjen.
Ai shtoi se në çdo dalje publike do të bëjë të ditur detaje nga kjo marrëveshje e nënshkruar.
“Sot mund të themi se kjo marrëveshje e Kovaçevskit dhe Grubit ose e Grubit dhe Kovaçevskit është skandaloze dhe në çdo prononcim publik do të publikojmë nga një detaj. Në marrëveshje ka një element ku thuhet se legjislacioni të cilit i nënshtrohet kjo marrëveshje është legjislacioni i Anglisë dhe Uellsit”, tha Mickoski./Telegrafi/