Telegrafi

Mickoski: Duhet t’i largojmë dobësitë dhe të forcojmë kapacitetet tona

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në hapjen e seminarit me temë “reflektimi për të kaluarën, planifikimi për të ardhmen”, tha se atë çka do planifikojmë, të ndërtojmë si një kapacitet të përbashkët në strukturat partiake, unë jam i sigurt se në një periudhë të caktuar të shpejtë duhet të pasqyrohet si menaxhimi i institucioneve dhe drejtimi me ta.

Sipas tij asgjë nuk do të vijë pamerituar. Ai citoi edhe presidentin amerikan Abraham Lincoln ku thotë “ajo çka i duhet çdo demokracie është qeverisja e popullit, nga populli, për popullin”.

“Çdo pushtet i ndryshuar sjell mesazhin e vet. Një ndryshim i tillë do të jetë një mesazh edhe për këtë aktualen, kështu që edhe ne gjithashtu morëm mesazhe nga qytetarët në të kaluarën. Dhe ndoshta, dhe në vendimet e tyre qytetarët kishin arsye të mira. Është detyra jonë të njohim dobësitë tona, t’i eliminojmë dhe t’i kapërcejmë, për të forcuar kapacitetet tona dhe për të ofruar atë që qytetarët kanë nevojë. Dhe ne këtë po bëjmë”, tha Mickoski./Telegrafi/