Telegrafi

Mickoski: A duhet të ndryshohet Kushtetuta për të filluar negociatat me BE-në?

Dilema e OBRM-PDUKM-së është se për të filluar bisedimet me BE a duhet të ndryshohet Kushtetuta, tha në konferencën e sotme për shtyp, Hristijan Mickoski, duke iu referuar një nenit nga dokumenti “Qëndrim të përbashkët i BE-së”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai la vend që një dileme të tillë t’i përgjigjet opinioni ekspert dhe njerëzit që merren me atë çështje.

“Dilema me të cilën ballafaqohet OBRM-PDUKM, opinioni maqedonas dhe qytetarët është si vijon, në nenin 11, në dokumentin “qëndrimi i përbashkët i BE-së”, thuhet qartë se Maqedonia nuk do të fillojë negociatat derisa të ndryshohet Kushtetuta. Është e vërtetë apo jo, ia lë opinionit ekspert, por edhe njerëzve që merren me këtë problem të përgjigjen”, tha Mickoski.

Dilema tjetër, shton Mickoski, është neni 3 në të cilën thuhet se korniza do të përkthehet në gjuhën maqedonase, por pala bullgare do të bëjë do të bëjë një deklaratë të njëanshme se si e sheh gjuhën maqedonase.

“Neni 3 thotë qartë se do të kemi një deklaratë praktikisht të njëanshme se gjuha maqedonase është ndoshta një lloj versioni i gjuhës bullgare”, tha Mickoski./Telegrafi/