Telegrafi

Mickoski: Me drejtësinë nuk planifikoj të bëj kompromis, nuk ka Përzhino të re

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një video në rrjetin social ‘Facebook’, duke folur rreth bisedimeve për Ligjin për Prokurori Publike, thekson se me drejtësinë nuk planifikon të bëj asnjë kompromis.

Ai thotë se i din qëllimet e pushteti dhe Qeveria të mos shpresojë për ndonjë Përzhino të re dhe ndonjë marrëveshje ku do të përsëritet repriza e OBRM-PDUKM-së së dobësuar që do të nënshkruajë gjithçka, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Një herë Zaev u lavdërua se ka pasur dy të tretat për prokurori, dhe kur do të shohë se nuk ka, atëherë ministrja do të thotë do ta ndryshojmë Këshillin e Prokurorëve Publikë për shkak se atje nuk na duhen dy e treta. Por vet i thonë qëllimet përfundimtare që kanë dy qëllime: E para është politike të përndjekjen kundërshtarët politik me instalimet në Prokurori e dytë është për ta mbrojtur krimin që e lënë pas tyre, ndërsa sistemi prokurorial ju bëhet shërbëtor. Kështu nuk mund të kalohet”, thotë Mickoski.

Ai ceku të mos shpresohet për ndonjë Përzhino të re për shkak se tashmë OBRM-PDUKM nuk do të nënshkruajë gjithçka./Telegrafi/