Telegrafi

Ka filluar takimi mes liderëve, të pranishëm katër udhëheqësit partiak (Video)

Vetëm 15 orë pas përfundimit të takimit të parë mes liderëve politik, para pak çasteve në Klubin e Deputetëve ka filluar takimi i dytë, në të cilin marrin pjesë Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilall Kasami dhe Hristijan Mickoski.

Pritet që sot udhëheqësit partiak të diskutojnë për përbërjen e KSHZ-së dhe referendumin për çështjen e emrit, i cili pritet të mbahet në vjeshtë, si dhe formlimin e pyetjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim Zaev është i shoqëruar nga Radmilla Sheqerinska, Mickoski nga Tanja Karakamisheva, Ali Ahmeti është me Bujar Osmanin dhe Bilall Kasami me Arianit Hoxhën.

Partive opozitare shqiptare ju është lënë vetë të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në takimin e sotëm./Telegrafi/