Telegrafi

Mickoski: Deskoska është pengesa kryesore në arritjen e marrëveshjes për Prokurorinë Publike

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se ministrja Renata Deskoska është pengesa kryesore në arritjen e marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike. Ai thotë se partia e tij është për drejtësi ndërsa ministrja e Drejtësisë angazhohet për marrëveshje politike.

“Më vjen keq që ministrja e Drejtësisë në momente bëhet ministre e padrejtësisë. Aq shum zemërim ndaj OBRM-PDUKM-së nuk kam parë. Ajo është pengesa kryesore që këto bisedime nuk përfunduar. Qëndrimi ynë është i qartë dhe kjo është drejtësi pa dallim të përkatësisë politike. Ai që ka shkelur para ligjeve, ai duhet të ndërmerr përgjegjësi në proces të drejtë gjyqësor. Qëndrimi i Dekoskës është politik dhe ka për qëllim shënjesrimin e OBRM-PDUKM-së. Për këtë shkak nuk mund të përafrohemi tek bisedimet”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kreu të OBRM-PDUKM-së, ata do të lënë hapësirë për marrëveshje. Mickoski potencoi se plani ‘B’ që e prezantoi Deskovska është i gabuar dhe do të sjell padrejtësi.

“E vërteta është se po bisedohet për Ligjin për Prokurorinë Publike. Do të lëmë hapësirë që bisedimet të rrjedhin. Në të njëjtën kohë do të bisedohet edhe për ligjet që OBRM-PDUKM ka mendim ndryshe nga LSDM. Plani ‘B’ është i gabuar juridikisht dhe mund t’i shërbejë padrejtësisë”, tha Mickoski./Telegrafi/