Lideri i OBRM-PUKM-së, Hristijan Mickoski, u takua me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn. Takimi u përqendrua në situatën aktuale politike, në integrimin e zvarritur evropian dhe në dialogun politik në vend.
Kryetari Mickoski shprehu shqetësimin për stagnimin në integrimet evropiane dhe dështimin për të marrë datë për negociata. Ai gjithashtu theksoi shqetësime në lidhje me mungesën e vullnetit të qeverisë për ballafaqimin me krimin në rritje, skandaleve dhe korrupsionit të lartë, i cili është i pranishëm në nivelet më të larta të pushtetit.
“Skandalet serioze ulin besueshmërinë e vendit dhe minojnë sundimin e ligjit që rrezikojnë të ardhmen evropiane”, deklaroi Mickoski.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, theksoi se mungesa e vullnetit për t’u marrë me korrupsionin dhe dyshimet për krime reflektohet në propozim ligjin e kryeministrit Zaev për organizimin e prokurorisë, ku në vend të luftës së paanshme kundër korrupsionit ofrohen zgjidhje që do të jenë mjet për presione politike dhe mbrojtje e krimit.
Kryetari Mickoski shtoi se vlerëson përpjekjet dhe angazhimet e Bashkimit Evropian për përparimin e vendit dhe insistimin e saj për reformat të cilat do të jenë në të mirë të qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/