Telegrafi

Mickoski: Deklaratat e Karakaçanov paraqesin patriotizëm të rrejshëm

Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së, i ka komentuar deklaratat kontraverze të Ministrit bullgar të mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO.

Sipas tij, në Maqedoni e Bullgari ende ka forca të cilat mendojnë keq për marrëdhëniet fqinjësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski vlerëson se deklarimet e tilla të Karakaçanov paraqesin vajtim të rrejshëm patriotik dhe asgjë më tepër, dhe se është në shërbim të dyshimeve për blerje të pasaportave bullgare.

Përndryshe, Karakaçanov deklaroi më herët se Maqedonia tenton me zor të futet në BE, dhe se vlera evropiane nuk paraqet edhe vjedhje historie./Telegrafi/

Lexo po ashtu Karakaçanov: Maqedonia nuk duhet të anëtarësohet në NATO me këtë mentalitet