Telegrafi

Mickoski-Byrnes: Theksohen marrëdhëniet miqësore në mes Maqedonisë dhe SHBA-së

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes.

Siç thuhet në deklaratën e partisë, ambasadores iu shprehën mirëseardhje dhe shprehën shpresën për bashkëpunim gjatë mandatit që synim të jetë përmirësimi i lidhjeve strategjike në mes Maqedonisë dhe SHBA-ve.

Mickoski në takim theksoi se për OBRM-PDUKM-në, miqësia në mes Maqedonisë dhe SHBA-ve është e një rëndësie të veçantë dhe theksoi se për partinë interes kyç strategjik është anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE./Telegrafi/