Telegrafi

Mickoski: Arsovska ka potencial të madh

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në lidhje me zgjedhjet lokale në Shkup në TV24 tha se kandidatja e pavarur Danella Arsovska ka potencial të madh.

“Biografia e saj është impresionuese dhe ajo është një nga trajneret e kuadrove nga vendet që vijnë nga G20. Partia është konsoliduar dhe mbështetën kandidate të pvarura. Kështu ishte edhe në zgjedhjet presidenciale. Dalim nga partia kur shohim se ka cilësi”, tha Mickoski.

Sipas tij, ai nuk ka kalkuluar politikisht dhe se mbështet cilësi.

“Vlerësoj se Arsovska është ajo dhe për këtë shkak unë si profesor universitar do të qëndroj pas saj”, tha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/