Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me ambasadorin e Rusisë në Maqedoni, Oleg Shçerbak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim Mickoski ka informuar ambasadorin rus për revanshizmin e pushtetit aktual ndaj opozitës, gjegjësisht paraburgimin e padrejtë të 6 deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që paraqet 12 për qind të deputetëve të këtij koalicioni. Nga Mickoski janë përmendur edhe vërejtjet e Avokatit të Popullit në lidhje me mënyrën e arrestimit të tyre, deri më tani nuk merret asnjë përgjegësi nga pushteti aktual”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Mickoski poashtu ka biseduar edhe për problemet ekonomike të vendit, siç thotë ai, me të cilat ballafaqohet vendi pas ardhjes në pushtet të LSDM-së./Telegrafi/