Site icon Telegrafi

Mickoski: Angazhimi ynë ishte që të kemi pyetje të njëkuptimshme për marrëveshjen me Greqinë

“OBRM-PDUKM-ja në të kaluarën në shumë raste e ka thënë dhe e ka përsëritur qëndrimin e saj që ka të bëjë me principin e ndryshimit të Kushtetutës, dhe me qëllim të emrit kushtetues”, tha Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski,përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM-ja dhe unë duke përfshirë edhe lidershipin e partisë në shumë raste e tha qëndrimin rreth përmbajtjes së marrëveshjes, cilësisë, por edhe pasojat që do të dalin kur kjo marrëveshje ndonjëherë do të miratohej” tha Mickoski në intervistën në Televizionit Kanal 5.

Lexo po ashtu LSDM: Mickoski pranoi se punon vetëm për amnistinë e kriminalitetit

“OBRM-PDUKM-ja aktivisht mori pjesë në kohën e takimeve të liderëve me propozime të saja për referendum, duke marrë parasysh se shumica në Kuvend e cakton referendumin. U përpoqëm të thirremi në arsye dhe t’i paralajmërojmë kolegët e LSDM-së dhe BDI-së se patjetër duhet të respektohet Ligji për Referendum dhe Kushtetuta, si dhe rekomandimet e Komisioni të Venecias që nënkupton se pyetja nuk duhet të jetë konfuze, nuk duhet të ketë shumë kuptime, siç është rasti me pyetjen që do të jetë në referendumin e 30 shtatorit. Pyetja duhet të jetë e njëkuptimshme dhe që ka të bëjë me marrëveshjen që e nënshkruan Republika e Maqedonisë me Republikën e Greqisë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version