Telegrafi

Mickoski: Anëtarësimi në BE nuk ka alternativë, nuk e përjashtoj koalicionin me partitë shqiptare

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për TV Shenja, ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme dhe mundësisë për bashkëpunim me partitë shqiptare.

Mickoski tha se përgjegjësia për mosmarrjen e datës për negociatat me BE-në nuk është “bardh e zi” dhe ka më shumë arsye, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se është kundër çdo federate me Serbinë ose aleance tjetër, dhe sipas tij, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë.

Ndërsa sa i përket koalicionit të mundshëm me partitë shqiptare, ai tha se nuk ka asnjë preferencë konkrete ose përjashtim nga tabori shqiptar.

Ai tha se nëse nuk arrihet marrëveshje para zgjedhjeve, atëherë do të ulet me të gjitha partitët shqiptare që do të fitojnë në zgjedhje./Telegrafi/