Telegrafi

Mickoski me ambasadoren e Suedisë: Kemi plan për anëtarësim në BE

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kishte takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Christine Forsgren Bengston.

Në takim u bisedua për ndodhitë aktuale politike në Maqedoni, sfidat në të cilat ballafaqohet shteti, rruga evropian dhe zgjedhjet e ardhshme kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski, siç njoftojnë nga partie e tij, theksoi se përcaktimi kryesor strategjik i OBRM-PDUKM-së është anëtarësimi në BE,duke theksuar se pas 12 prillit, Qeveria e udhëhequr nga partie e tij ka plan se si ta vendosë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

Mickoski në takim potencoi se problemi më i madh në shtet është krimi dhe korrupsioni nga njerëzit në pushtet.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyeshëm por ekziston hapësirë për thellim të bashkëpunimit mees Maqedonisë dhe Suedisë./Telegrafi/