Telegrafi

Mickoski akuzon qeverinë aktuale për mosveprim në rastin e Onkologjisë

Përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dyshon se do të ketë zgjidhje gjyqësore për rastin e Onkologjisë, përfshirë këtu edhe informacionet e reja që publikoi ai pak ditë më parë. Sipas tij, rasti do të zbardhet kur partia e tij të vijë në pushtet.

Mickoski ditë më parë publikoi të dhëna të reja, me të cilat pretendon se dëshmoi se keqpërdorimi i terapive të të sëmurëve me kancer në Onkologji, vazhdon akoma.

“Shumë fakte u thanë dhe shumë dëshmi u dhanë gjatë punës së komisionit hetues në Kuvend. E pakta që mund të bënte prokuroria është t’i ftonte t’i marrë në pyetje në Prokurori megjithatë kjo nuk ndodhi dhe më vjen keq që nuk ndodhi.

Vërtetë prita pak më shumë njerëzi nga ana e LSDM-së dhe BDI-së por edhe nga organet hetuese, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Prandaj qeveria e ardhshme e LSDM-së e ka për detyrë që seriozisht të merret me këtë kancer mafia dhe të gjithë përgjegjësit t’i nxjerrë përpara drejtësisë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.