Ambasadorja e ShBA-ve në vend Angela Ageler dhe kryeministri Hristijan Mickoski kanë realizuar një takim në të cilën është biseduar për procesin demokratik të vendit dhe integrimin euroatlantik.
“Takim produktiv me kryeministrin Hristijan Mickoski, ku u diskutua për prioritetet e Qeverisë së re. Ai ripërsëriti mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në avancimin e synimeve të Maqedonisë për siguri, prosperitet dhe integrim euroatlantik”, ka shkruar në rrjetin social “X” ambasadorja amerikane e Shteteve të Bashkuara në vend, Angela Aggeler.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar për takimin me ambasadoren e ShBA-së, Angella Aggeler. Por, në njoftimin e Mickoskit nuk përmendet procesi euroatlantik i vendit, vetëm përparimi demokratik dhe stabiliteti rajonal.
Në takim, theksojnë nga atje, u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për politikat në vijim dhe për çështjet ekonomike si dhe për përparimin e procesit demokratik të vendit.
“Kryetari Mickoski e potencoi rëndësinë për partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se përkrahja e anës amerikane është kyçe për zhvillimin e stabilitetin e rajonit.
Ambasadorja e Aggeler e konfirmoi përkushtimin e SHBA-së për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmëri për përkrahje të reformave kyçe dhe projekteve që parashihen në periudhën vijuese.
Takimi mbaroi me pajtueshmëri për fuqizim të mëtejmë të raporteve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të përbashkët”, qëndron në njoftimin e Mickoskit./Telegrafi/