Telegrafi

Mickoski: Sot ishte ditë tradhtie! Sot largohen tradhtarët nga partia

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka komentuar nga selia e partisë votimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe njëherit ndryshimin e emrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimin e emrit të shtetit (Foto)

“200 vite prej tani, si mendoni, qytetarët çka do të mbajnë mend? Ata që tradhëtuan apo ata që luftuan. Sot është ditë e zezë, ditë e tradhëtisë. Qytetarët nuk e tradhëtuan Maqedoninë, por Zoran Zaev dhe disa rreth tij. Tetë deputetë të opozitës kanë tradhëtuar dëshirën e qytetarëve pasi ata janë kushtëzuar dhe kërcënuar. Ju janë ofruar edhe para. Desha t’i falemnderoj deputetët që nuk ranë preh të kërcënimeve dhe kushtëzimeve. Jo të gjithë pranuan frikë. Unë nuk mund t’i arsyetoj ata që ikën nga rruga e Maqedonisë. Ne sot vendosëm se me çfarë nderi do të jetojmë. Qytetarët do të ju japin përgjigjen e merituar” tha mes tjerash Mickoski.

Lexo po ashtu Këta janë deputetët e OBRM-PDUKM-së që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese

Ai foli edhe për tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së, që votuan PËR ndryshime kushtetuese, duke thënë se e kanë zhgënjyer kryetarin, partinë dhe popullin. “Kam propozuar që këto deputetë të largohen nga partia, dhe njëzërit është pranuar ky vendim” përfundoi Mickoski. /Telegrafi/