Site icon Telegrafi

Mick Schumacher mund të kalojë në Formula 1, kërkohet nga Ferrari dhe Mercedesi

NORTHAMPTON, ENGLAND - APRIL 14: Mick Schumacher of Germany and Prema Powerteam prepares to drive during qualifying for the European Formula 3 Series at Silverstone on April 14, 2017 in Northampton, England. (Photo by Ker Robertson/Getty Images)

Kampionati Botëror i Formula 1 është mbyllur, por rivaliteti mes Ferrarit dhe Mercedesit do të vazhdojë.

Mercedesi mbetet më mirë se Ferrari, por ‘lufta’ tani është për pilotët e ri, e emri më i nxehtë është ai i Mick Schumacher.

Suksesi i arritur këtë vit nga 19-vjeçari, djali i legjendës Michael Schumacher, që u shpall kampion Evrope në Formula 3, e ka rritur shumë interesin te dy skuadrat më të rëndësishme të Formula 1.

Mick Schumacher . (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Në mbrëmjen Gala të FIA-s të ditëve të fundit, Toto Wolff e pranoi hapur dëshirën e tij për të parë Schumacher Jr. në radhët e Mercedesit, për të formuar një dyshe me Leëis Hamiltonin.

Ndërsa gjatë muajve të verës ishte Maurizio Arrivabene ai që dha një mesazh të qartë, duke theksuar preferencën e Mick Schumacher për Ferrarin.

Schumacher . (Photo by Ker Robertson/Getty Images)

“Me mbiemrin që ka dhe që është pjesë e historisë së Ferrarit, është e qartë që dyert e Maranellos janë dhe do të jenë të hapura për Schumacherin, por nuk duhet t’i ushtrojmë presion”, ishte deklarata e Arrivabenes.

Për momentin, Mick Schumacher ende nuk ka firmosur kontratë me skuadrat e Formula 1, por, sipas burimeve pranë familjes së tij, shumë shpejt 19-vjeçari do ta ndërmarrë këtë hap dhe duket se akordi do të jetë me Akademinë e Pilotëve të Ferrarit.

Kimi Raikkonen DHE Mick Schumacher . (Photo by Will Taylor-Medhurst/Getty Images)

Në vitin 2019, Mick Schumacher do të garojë në Formula 1 me skuadrën italiane Prema, me të cilën fitoi edhe titullin në F3.

Njëjtë kishte bërë edhe Charles Leclerk që këtë edicion do të jetë piloti zyrtar i Ferrarit për të formuar skuadër me Sebastian Vettel. /Super sport/

Exit mobile version