Site icon Telegrafi

Mick Schumacher lirohet nga spitali, thotë se ndihet mirë dhe falënderon të gjithë për mbështetjen

Piloti i Haas, Mick Schumacher është liruar nga spitali tashmë dhe ndihet mirë, teksa nuk ka hezituar t’i falënderoj të gjithë ata që  

Schumacher pësoi një aksident jashtëzakonisht të frikshëm gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.

Mick, i cili është djali i pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një goditje të rëndë në kthesën 12 – duke u përplasur me murin që e dëmtoi rëndë automjetin e tij.

Lexo po ashtu Mick Schumacher pësoi një përplasje të frikshme duke vozitur me 274 km/h, dërgohet me helikopter në spital

Gjermani i ri ishte duke vozitur me shpejtësi rreth 274 km/h dhe përplasja e tij ishte e frikshme, saqë pas kontrolleve të para, u dërgua në Spitalin e Forcave të Armatosura King Fahad në Jeddah, për kontrolle të mëtejshme.

Megjithatë, tani Schumacher është lajmëruar dhe ka konfirmuar se ndihet mirë, teksa është rikthyer përsëri në hotelin ku po qëndron në Jeddah.

Lexo po ashtu “Jeta mbi të gjitha”, Valtteri Bottas ndali bolidin për të shikuar gjendjen e Mick Schumacher pas aksidentit

Schumacher ka shfrytëzuar profilin e tij privat për të falënderuar të gjithë për kujdesin e treguar dhe mesazhet e dërguara.

“Përshëndetje të gjithëve, thjesht doja të them se jam mirë. Faleminderit për mesazhet e mira. Makina e Haas ndihej mirë, do të kthehemi më të fortë”, ka shkruar Schumacher. /Telegrafi/

 

Exit mobile version