Telegrafi

Mick Jagger, sërish baba nga e dashura 43 vjet më e re

Sir Mick Jagger, do të bëhet përsëri baba në moshën 72 vjeçare.

Këngëtari i famshëm i The Rolling Stones, i cili ka 7 fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme, do të presë fëmijën e tij të parë me balerinën amerikane, 29 vjeçaren Melanie Hamrick, në janar të vitit 2017.

Zëdhënësi i Jagger konfirmoi lajmin e shtatzënisë.

Mick dhe Melanie e bënë publike lidhjen e tyre në korrik të viti 2014, kur u panë duke u puthur e përqafuar në ballkonin e një hotel, në Zyrih.