Telegrafi

Mick Jagger është duke u shëruar pas operacionit të suksesshëm në zemër

Mick Jagger (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Mick Jagger është duke u rikuperuar në New York pas ndërhyrjes kirurgjike në zemër – raporton NME.

Ikona e “Rolling Stones” e ka zëvendësuar një valvul të zemrës, ndërsa mediat amerikane bëjnë të ditur se ai vazhdon qëndrimin në spital për të rimarrë veten.

Mick Jagger (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

“Ai po pushon aktualisht dhe rikuperimi i tij po shkon në drejtim të duhur”, kanë thënë miqtë e muzikantit legjendar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mick Jagger

Këngëtari kishte bërë një kontroll rutinë, me ç’rast ishte zbuluar problemi në zemër dhe mjekët i kanë rekomanduar që të operohej.

Për shkak të operimit të tij, grupi “Rolling Stones” e anuloi pjesën amerikane të turneut “No Filter”. /Telegrafi/