Telegrafi

Mick Jagger, i dhuron dashnores 43 vjet më të re një apartament gjashtë milionë dollarë (Foto)

Ai po pret fëmijën e tij të nëntë por duket se nuk ka ndërmend të krijojë një lidhje me nënën e fëmijës.

Mick Jagger dhe Melanie Hamrick shoqërohen prej dy vitesh dhe ajo do të lindë fëmijën e tij në dhjetor, por këngëtari i Rolling Stones s’ka ndërmend të jetë çift me të, transmeton Gazeta Tema.

Mediat raportojnë se ata kanë rënë dakord financiarisht dhe secili do të vazhdojë jetën e tij.

Ndërkohë Mick i ka blerë 30 vjeçares apartament gjashtë milionë dollarësh në Nju Jork.

Thuhet se Jagger ka nisur një lidhje me një modele ruse.

Mick Jagger

 

E dashura e tij Melanie Hamrick 43 vite më e re