Ikona e “Rolling Stones”, Mick Jagger dhe frontmeni i “Foo Fighters”, Dave Grohl, e kanë publikuar këngën “Eazy Sleazy” që flet për pandeminë e coronavirusit.
Në fakt është një himn post-pandemik që flet për shumë gjëra që janë përmendur brenda vitit të kaluar: izolimi, maskat mbrojtëse, TikTok, Zoom, shtimi në peshë në karantinë, kundërshtarët e vaksinimit etj.
“Kam dashur ta ndaj këtë këngë, të cilën e kam shkruar pas daljes nga izolimi, me optimizëm shumë të madh”.
“Faleminderit Dave që ke luajtur në bateri, bas dhe në kitarë, a qenë vërtet argëtuese puna me ty në këtë projekt”, ka deklaruar Jagger.
Videoklipi i publikuar para dy ditësh në YouTube ka kaluar shifrën prej 1.3 milion shikimesh. /Telegrafi/