Telegrafi

“Michu është si Van Persie”

“Unitedi ka një skuadër me shumë kualitet, futbollistë anësorë që janë të aftë dhe një vrasës brenda zonës, Van Persien. Duhet të jesh i përqendruar kundër tij, të mbrohesh mirë dhe të mos e lësh të afrohet shumë”.

“Michu dhe Van Persie janë të ngjashëm. Duken njësoj, janë të gjatë, godasin me të majtën, nuk janë të shpejtë, por ata e dinë kur të vrapojnë”.

“Është fantastike të flasësh për Michun si njërin nga top-golashënuesit në kampionat. Është normale për Unitedin që ta ketë një, por jo edhe për Swansean”, ka thënë trajneri danez. /Telegrafi/