Site icon Telegrafi

Michelle Trachtenberg ndërroi jetë pak para një ngjarjeje të planifikuar në Hollywood

Aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në ‘Gossip Girl’ dhe ‘Harriet The Spy’, ndërroi jetë këtë javë në moshën 39-vjeçare, pak para se të merrte pjesë në një ngjarje të rëndësishme të industrisë më 12 mars.

Trachtenberg ishte e ftuar në një shfaqje përfituese të filmit Spyral gjatë festivalit të filmit SXSW në Teksas, por vdekja e saj e papritur i dha një tjetër kuptim eventit, i cili tani do të shërbejë edhe si homazh për të.

Ajo kishte kryer një transplant të mëlçisë disa muaj më parë, dhe miqtë e saj prisnin që të merrte pjesë në aktivitet, nëse do të ndjehej mirë, shkruan DailyMail.

Producente Jennifer Hutchins e përshkroi atë si një person të jashtëzakonshëm dhe theksoi përkushtimin e saj për të ndihmuar të tjerët.

Gjithashtu, kolegu i saj, Danny Tamberelli, kujtoi momentet e fëmijërisë me të, duke e cilësuar atë si një person të ndritur dhe të kujdesshëm.

Familja e aktores ka kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë, ndërsa detajet e mëtejshme rreth vdekjes së saj nuk janë bërë ende publike. /Telegrafi/

Exit mobile version