Telegrafi

Michelle Rodriguez kërkon më shumë femra në “Fast & Furious”, përndryshe largohet (Foto)

Michelle Rodriguez është gati të heqë dorë nga “Fast & Furious” në rast se nuk angazhohen më shumë femra në filmat e radhës.

38-vjeçarja, e cila ka qenë pjesë e gjashtë prej tetë filmave të deritanishëm, ka portretizuar rolin e Letty Ortiz.

Lexo po ashtu Vitet kalojnë, por ata vazhdojnë të jenë në formë: Ndryshimet e aktorëve të 'Fast and the Furious' gjatë viteve (Foto/Video)

Tash, përmes një postimi në Instagram, ajo ka kërkuar që më shumë aktore të jenë pjesë e këtyre serive filmike.

“Shpresoj të shfaqin pak dashuri ndaj femrave në filmin e radhës ose ndoshta do të më duhet t’i them lamtumirë një serie të dashur filmike”.

“Ka qenë një rrugëtim i mirë dhe jam falënderuese për mundësinë që ma kanë dhënë fansat dhe studioja gjatë këtyre viteve… Një dashuri”, ka shkruar aktorja. /Telegrafi/