Site icon
Telegrafi

Michelle Pfeiffer zbulon se ka refuzuar shumë role e filma të famshëm

Michelle Pfeiffer

Një nga aktoret më të famshme të viteve ’80 dhe ’90, Michelle Pfeiffer, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar shumë role që më vonë u bënë legjendarë.

Pfeiffer fitoi famë në klasikët e filmit si “The Age of Innocence” dhe “Scarface”, si dhe në rolet e saj si konteshë në filmin e Martin Scorsese dhe gruaja e Tony Montana.

Ndonëse ishte pjesë e shumë kryeveprave të filmit, Pfeiffer kaloi shumë kohë “jashtë vëmendjes”.

Michelle Pfeiffer (Foto: EPA-EFE)

Megjithatë, ylli i famshëm amerikan kishte refuzuar shumë filma.

Industria e filmit përjetoi ndryshime kyçe në vitet 1990 dhe filma të tillë si “Alien”, “Thelma and Louise” e “The Silence of the Lambs” ndryshuan historinë duke portretizuar personazhe të forta femra në role që më parë ishin “rezervuar” për burrat.

Të gjitha lajmet nga Michelle Pfeiffer
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Michelle Pfeiffer

Edhe pse Pfeiffer ishte pjesë e këtij zhvillimi, ajo ishte jashtëzakonisht selektive në zgjedhjen e projekteve të saj, gjë që e pengoi atë të merrte pjesë në disa nga filmat më të rëndësishëm të periudhës.

Ndër filmat që Pfeiffer refuzoi ishin: “Pretty Woman”, “The Silence of the Lambs”, “Thelma and Louise”, “Casino” dhe “Sleepless in Seattle”. /Telegrafi/

Exit mobile version