Telegrafi

Michelle Obama shkëlqen në Londër me fustan të Tom Ford

Pas polemikave gjatë promovimit të Alexander McQueen dhe shopingut në H&M, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara ka befasuar edhe me një veprim antologjik të modës – në Pallatin Buckingham të Londrës, shkëlqeu me një fustan mbrëmje të bukur me nënshkrim nga Ford Tom!

Zonja e parë e ShBA, mbrëmë në Pallatin Buckingham në Londër, gjatë pritjes së ngrohtë nga familja mbretërore, udhëhequr nga Elizabeth II, ka shkëlqyer me një fustan të surreal të bardhë. Kjo është hera e parë që Michele, në publik, vishet me kreacionet e Tom Ford.

Stili i bashkëshortes së presidentit amerikan, gjithnjë është temë e nxehtë e rubrikave të modës të të gjitha medieve kryesore amerikane. Befasia më e madhe ka qenë kur ajo u paraqit në një emision me veshjet H&M, me vlerë rreth 35 dollarë, përderisa dizajnerët amerikanë i zhgënjeu në promovimin e McQueen. /Telegrafi/