Në vend të ajrit të kompresuar në goma, masa e automjetit do të mbështetet nga goma tjera në të ardhmen.
Michelin po njofton gomën e saj revolucionare pa ajër për vitin 2024. Në vend të ajrit të kompresuar në goma, masa e automjetit do të mbështetet nga përbërje fleksibël e gomës.
Më shumë detaje teknike në lidhje me strukturën e materialit nuk janë zbuluar ende, sepse ky është ende një sekret nga Michelin, dhe kjo kompani e quan produktin e saj UPTIS – Sistemi unik i gomës rezistent ndaj shpimit.
Pra, me këto goma, problemet me shpimin ose lëshimin e ajrit duhet të zhduken, pra të gjitha problemet e atij lloji që mund t’i ndodhin shoferit në rrugë, dhe kështu jeta e tyre do të zgjatet.
Gomat pa ajër janë montuar në rrota të zakonshme dhe nuk kërkohet ndonjë modifikim i veçantë.
Gjegjësisht, Michelin dëshiron t’i dorëzojë gomat UPTIS policisë së trafikut evropian, e cila duhet të jetë e para që ta provojë këtë produkt në kushte reale. /Telegrafi/