Telegrafi

Michele Flournoy do ta udhëheq Pentagonin

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden pritet të zgjedhë Michele Flournoyn në krye të Pentagonit, që do të thotë se për herë të parë në histori, një grua do të emërohet në këtë pozitë.

Flournoy është, sipas NBC News, një veterane politikës, e cila konsiderohet nga zyrtarët dhe politikanët amerikanë, si zgjidhja më e mirë për këtë pozitë.

Vendimi do të pasojë një periudhë të trazuar për Pentagonin gjatë mandatit të Donald Trumpit, kur pesë persona u shkarkuan nga ajo pozitë, transmeton Telegrafi.

Ministri i fundit i mbrojtjes ishte Mark Esper, i cili u shkarkua nga Trumpit të hënën shkaku i përdorimit të ushtrisë për trazirat.

Flournoy, nëse zgjidhet, do të përballet me çështjen e shkurtimeve të buxhetit të Pentagonit dhe përfshirjen e mundshme ushtarake në shpërndarjen e vaksinave të coronavirusit.

Demokratët janë përpjekur prej kohësh të emëronin një grua në krye të Pentagonit. Flournoy do ta merrte këtë pozitë nëse Hillary Clinton do të fitonte zgjedhjet e vitit 2016. /Telegrafi/