Telegrafi

Michael Sleggs humb luftën me kancerin, i njofton fansat se po vdes dhe dëshiron t’i kalojë ditët e fundit në paqe

Michael Sleggs (Foto: Instagram/michaelsleggs)

Aktori britanik, Michael Sleggs, i njohur për rolin e tij në “This Country”, ka ndarë lajmin e trishtuar se po vdes nga kanceri dhe dëshiron të kalojë ditët e fundit në paqe.

“Siç e dini shumë prej jush, kam kaluar shumë kohë në spital muajve të fundit. Herën e fundit u vendos që nuk kishte më mundësi dhe mjekët më dërguan në shtëpi për të kaluar pjesën tjetër të jetës në paqen e shtëpisë sime”.

“Nuk kam marrë ndonjë afat specifik, por përkeqësimi erdhi shumë shpejt”, ka treguar aktori, transmeton KP.

33-vjeçari i njofton rregullisht fansat e tij rreth sëmundjes dhe tani thotë se nuk ka shpëtim më, pasi kanceri ka arritur në fazën në të cilën nuk ka shërim.

“Ju ishit të gjithë tepër të sjellshëm dhe keni prekur jetën time në shumë mënyra unike dhe të pabesueshme”, ka shkruar Sleggs në një status.