Site icon Telegrafi

Michael Schumacher mund ta humbë titullin si piloti më i mirë në histori të Formula 1

Nico Rosberg ka thënë se Lewis Hamilton është aktualisht vozitësi më i mirë në Formula 1 dhe shumë shpejtë mund të mbajë primatin e më të suksesshmit në histori të garës.

Britaniku aktualisht ka gjashtë tituj të fituar në garën më të shpejtë automobilistike, derisa synon rekordin e Michael Schumacher.

Rosberg beson se Hamilton jo vetëm që do të barazojë rekordin e legjendës, por ai do të mund edhe ta thyejë atë në vitet e ardhshme, derisa ka pasur edhe fjalë të mira për Max Verstappen.

“Max është një personi i vetëm që mund t’i afrohet formës së Hamiltonit në Formula 1”, ka thënë ai, i cili ishte i vetmi që të mposhtë britanikun për titull në vitin 2016 kur ishin që të dy te Mercedesi.

“Ai ka një talent të ndryshëm me atë të Lewis, një talent i një gjenerate dhe nëse ai ka makinën e duhur, nuk ka dyshime se mund të garojë për titull në edicionin e ri”.

Lexo po ashtu Lëvizja e bujshme: Mercedes e planifikon largimin nga Formula 1, Hamilton pritet të kalojë te Ferrari

“Por, ju nuk mund të thuani se Max është më i mirë se Lewis. Lewis do të bëhet shumë shpejtë më i miri në histori të Formula 1, kaq mund të them”, ka shtuar më tej Rosberg.

Hamilton shpreson që në sezonin e ri të barazojë me tituj Schumacherin, që vazhdon të jetë në gjendje të rëndë pas aksidentit me ski në alpet franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version