Ministri shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i angazhuar për Evropë, Michael Roth, sot do të vizitojë Maqedoninë.
Roth pritet të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me të cilin do të diskutojnë për aktivitetet e fundit për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të Maqedonisë dhe për hapat e ardhshëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Greqinë.
Përndryshe, Roth dje nga Shqipëria dërgoi mesazh tek politikanët shqiptar që të mos pengojnë anëtarësimin e vendit në BE./Telegrafi/