Telegrafi

Michael Roth nga Bundestagu gjerman sot viziton Shkupin, do të takohet me personalitetet politike të vendit

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth sot do të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Roth do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa do të ketë takime edhe me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, Roth do të ketë takim edhe me kryetarin e Dhomës së Legjislativit, Talat Xhaferi, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Përpara se të zgjidhej në Bundestag, Michael Roth mbante postin e Ministrit të Shtetit për Evropën në MPJ të Gjermanisë.