Telegrafi

Michael Phelps u martua në fshehtësi: Kush ia rrëmbeu zemrën rekordmenit olimpik? (Foto)

Michael Phelps dhe e dashura Nicole Johnson kanë lidhur kurorë, por gjithçka e kanë mbajtur “prapa perdeve”.

Sipas revistës amerikane TMZ, çifti janë martuar me 13 qershor të këtij viti, përkatësisht para Lojërave Olimpike të Brazilit.

Ceremonia e martesës është zhvilluar në shtëpinë e tyre dhe në prani të një grupi të vogël familjarësh.

Kujtojmë se 31-vjeçari deri më tani ka fituar 28 medalje olimpike në garën për notë. /Telegrafi/