Telegrafi

Michael Madsen arrestohet shkaku i vozitjes nën ndikim të alkoolit

Michael Madsen (Foto by Nicholas Hunt/Getty Images/Guliver)

Michael Madsen u arrestua për ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe e përplasi veturën, “Land Rover”.

Ylli i shumë filmave të regjisorit, Quentin Tarantino, përfshirë “Dogs in Road”, “Kill Bill” dhe të tjerë, ka pësuar aksident me veturë duke e goditur shtyllën pranë rrugës në Miami.

Aktori 61-vjeçar nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë, përveç dëmeve materiale që ka pësuar vetura e artistit.

Theksojmë se amerikani kishte në trup 0.10 për qind të alkoolit gjersa kufiri i lejuar në Kaliforni është 0.08, kështu që u arrestua dhe u dërgua në burg.

Ndryshe, Madsen u arrestua më parë për të njëjtën gjë dhe kishte shkuar për trajtim kundër varësisë së alkoolit. /Telegrafi/