Site icon Telegrafi

Michael Linhart nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Nesër (më 18 nëntor, 2021) ministri Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i Republikës së Austrisë, Michael Linhart, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në RMV.

Siç thuhet në njoftimin e MPJ-së, në fokus të takimit të Lienhart me ministrin Bujar Osman, pritet të jenë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale politike dhe ekonomike-tregtare, si dhe integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks në Samitin e ardhshëm të dhjetorit të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Linhart përveç takimit me Osmanin do të takohet edhe me lidershipin politik, mes të cilëve presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zv.kryeministrin e parë, Artan Grubi.

Përveç delegacionit politik, Linhart do të shoqërohet edhe nga delegacion austriak ekonomik, përkatësisht biznesor, me ç’rast do të realizojë takime edhe me resorët ekonomik të Qeverisë.

Gjithashtu, është planifikuar mbajtja e një ngjarjeje biznesi, me qëllim avancimin e shkëmbimit tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive për investime.

Exit mobile version