Telegrafi

Michael Keaton kundër mafisë farmaceutike në serialin e ri

(Foto: Hulu)

Është publikuar paraqitja e shkurtër për serialin “Dopesick” me Michael Keaton dhe Peter Sarsgaard.

Projekti i ri televiziv është i bazuar në librin bestseller të Beth Macy me të njëjtin titull.

Seriali i çon shikuesit në epiqendrën e luftës amerikane kundër varësisë, nga bordet e drejtorëve të kompanive farmaceutike, përmes kompanive në Virginia deri në qendrat e DEA.

Personazhi kryesor është Dr. Samuel Phoenix (Keaton), një mjek i ‘shkollës së vjetër’, i cili e gjen veten në mes të një afere vdekjeprurëse me një kompani farmaceutike të fuqishme.

Seriali ka nëntë episode, aq sa planifikohet të ketë në total dhe është xhiruar me mbikëqyrje të Hulu.

Transmetimi i episodit të parë është caktuar për datën 13 tetor të këtij viti. /Telegrafi/