Site icon Telegrafi

Michael K.Williams po punonte me autoritetet e New Yorkut në një dokumentar që tregonte se çfarë mund të arrihet me një bashkëpunim midis policisë dhe qytetarëve

Foto: Getty Images/DailyMail

Aktori i njohur, Michael K. Williams, që vdiq dje (e hënë), ishte duke punuar me Departamentin e Policisë së New Yorkut në një seri dokumentarësh që do të tregonin se si do të dukej e ardhmja e policisë dhe asaj se çfarë mund të arrijnë policët dhe qytetarët nëse do të bashkëpunonin krah për krah me njëri-tjetrin, kanë treguar burimet e afërta me familjen e aktorit ekskluzivisht për DailyMail.

Williams, 54 vjeç, u gjet pa ndjenja në dhomën e ndenjes në apartamentin e tij në Williamsburg nga nipi i tij, të hënën pasdite me dyshimet e para se vdiq nga një mbidozë.

Burimet e policisë e përshkruan Williams si “lajmëtarin e besueshëm të fundit” dhe një ambasador ideal midis policisë dhe komunitetit, duke pasur parasysh historinë e tij, i rritur në projektet e strehimit në Brooklyn dhe duke parë nga dora e parë se si familja dhe miqtë u kapën në sistemin e drejtësisë penale.

Foto: DailyMail
Lexo po ashtu Vdes në moshën 54-vjeçare aktori Michael K. Williams, dyshohet për mbidozë

Burimet thanë se William nuk dëshironte asgjë më shumë se sa të zhdukte ndarjen në mes policisë dhe komuniteti përmes mirëkuptimit të plotë së bashku.

Foto: HBO/DailyMail

Sipas të njëjtave burime dokumentari ishte në fillimet e tij, me një hap paraprak dhe plan veprimi, por asnjë filmim nuk ishte xhiruar ende.

Komisionari i NYPD, Dermot Shea, konfirmoi të martën se ai ishte takuar me William për të diskutuar për partneritetin.

“U takova me Michael më herët këtë vit. Ne u takuam dhe u përpiqem që të bashkëpunonim për t’i bërë gjërat me të dhe departamentin e policisë”, tha Shea për Good Day New York.

Foto: Adam Gray/DailyMail

William ishte kandidati i përkryer për këtë punë, pasi ai u paraqit në dokumentarin “VICE” në vitin 2018, i cili shqyrtoi sistemin e drejtësisë për të mitur.

Ai ishte i njohur më së miri edhe më rolin e tij në “The Wier” që u xhirua nga viti 2002 deri më 2008. Roli i tij i fundit ishte në dramën “Lovecraft Country”.

Aktori la pas vetës një djalë, Elijah, ndërsa ishte në lidhje me aktoren, Tasha Smith. /Telegrafi/

Exit mobile version