Telegrafi

Michael Jordan refuzoi 100 milionë dollarë për një paraqitje dy-orëshe

Michael Jordan njëherë refuzoi një ofertë 100 milionë dollarëshe për një paraqitje dy-orëshe.

Legjenda e NBA-së, një nga yjet më të mëdhenj dhe më të paguar në të gjitha sportet, ka fituar para të mëdha nga një mori marrëveshjes.

Por, ikona e Chicago Bulls nuk do të shfaqej për ndonjë paraqitje marketingu, edhe pse ishte para e lehtë për t’u fituar, siç ka zbuluar agjenti i tij.

David Falk, përfaqësuesi i Jordanit, ka hedhur dritë mbi disa nga mundësitë që legjenda ka thënë jo gjatë kohës që punonte për të.

Duke folur për ËWFAN, 58-vjeçari zbuloi: “[Jordani] hodhi poshtë një marrëveshje për të bërë një paraqitje njëditore të golfit kur ai ishte në Azi disa vite më parë për një lojë para-sezonale me Charlotte”.

“Dhe një grua në Filipine më ofroi shtatë milionë dollarë për një ditë, donte që ai të luante në një turne golfi. Dhe ai e refuzoi”.

Lexo po ashtu Zbulohet lista me top 10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave

“I solla një marrëveshje tre vjet më parë për 100 milionë dollarë”.

“Dhe gjithçka që duhej të bënte, përveçse të jepte emrin dhe se ishte vërtetë ai, ishte të bënte një paraqitje dy-orëshe për të konfirmuar marrëveshjen. Dhe ai e refuzoi atë”, ka shtuar më tej Falk.

Jordan, kampion gjashtë herë në NBA, ka tashmëmiliardaeuro, sidomos me marrëveshjen me Niken, për të forcuar brendin e tij, Air Jordan.

Sipas Forbes, Air Jordan e sheh pesë herë MVP-në të mbledhë 105 milionë funte në vit.

Që nga viti 2018, gjigantët francezë të futbollit Paris Saint-Germain kanë bashkëpunuar me markëb e Jordanit – me logon e dukshme tani në fanellat e tyre në shtëpi këtë sezon për herë të parë.

Lexo po ashtu Edhe po të bësh bashkë pasurinë e Beckham me të Mayweather, nuk e kalojnë atë të Michael Jordan

Transferimi monumentale i Lionel Messit solli shitje rekord të fanellave dhe bëri që Jordan të fitonte 5 milionë funte në vetëm një javë.

Kjo për shkak se Jordan negocioi një marrëveshje sipas së cilës marka e tij do të merrte pesë për qind nga çdo shitje e fanellave. /Telegrafi/