Telegrafi

Michael Jordan po e shet klubin e tij pas 13 viteve

Michael Jordan po largohet nga Charlotte Hornets pas 13 viteve qëndrim në klub.

Ish-basketbollisti i famshëm amerikan i NBA ka blerë Charlotten 13 vite më parë, por ka vendosur të largohet duke e shitur klubin.

Arsyeja që Jordan do ta shes klubin e tij është se nuk ka arritur asnjë sukses gjatë këtyre 13 viteve sa ishte pronar i Charlotte Hornets.

Gazetari i njohur i ESPN,  Adrian Wojnarowski, njoftoi në profilin e tij zyrtar në Twitter se një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Michael Jordan, së shpejti nuk do të jetë më pronari i shumicës së aksioneve te Charlotte Hornets.

Hornets konsiderohet si një nga klubet më pak të suksesshme në vitet e fundit në NBA.