Michael Jordan po largohet nga Charlotte Hornets pas 13 viteve qëndrim në klub.
Ish-basketbollisti i famshëm amerikan i NBA ka blerë Charlotten 13 vite më parë, por ka vendosur të largohet duke e shitur klubin.
Arsyeja që Jordan do ta shes klubin e tij është se nuk ka arritur asnjë sukses gjatë këtyre 13 viteve sa ishte pronar i Charlotte Hornets.
Gazetari i njohur i ESPN, Adrian Wojnarowski, njoftoi në profilin e tij zyrtar në Twitter se një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Michael Jordan, së shpejti nuk do të jetë më pronari i shumicës së aksioneve te Charlotte Hornets.
BREAKING: Michael Jordan is finalizing a sale of the Charlotte Hornets to a group led by Gabe Plotkin and Rick Schnall, ending his 13-year run as majority owner, league sources told ESPN on Friday. pic.twitter.com/5TonSrIQhF
— Adrian Wojnarowski (@wojespn) June 16, 2023
Hornets konsiderohet si një nga klubet më pak të suksesshme në vitet e fundit në NBA.
Jordan do t’ia shesë klubin fondit të investimeve në New York, Melvin Capital Management, drejtues të të cilit janë Gabe Plotkin dhe Rick Schnall.
Ai ka qenë në krye të Hornets për 13 vjet, por nuk është aspak një pronar aq i suksesshëm sa ishte si lojtar. /Telegrafi/