Telegrafi

Michael Jackson donte të martohej me një 12 vjeçare! (Foto)

Mjeku Conrad Murray ka zbuluar një sekret për yllin e muzikës pop, Michael Jackson duke thënë se ishte ai që dëshironte të martohej me një vajzë 12 vjeçare.

63 vjeçari që ka bërë këtë deklaratë të jashtëzakonshme për Jackson, ka treguar se vajza ka emrin Harriet dhe është vajza e mikut të ngushtë të këngëtarit, aktorit Mark Lester.

“Michael kishte rënë në dashuri me Harriet qysh kur ajo ishte vetëm pesë vjeçare. Kur ajo u bë 12 vjeçare, ai u fiksua pas saj”, ka thënë ai.

Murray është shprehur se përveç listës me fëmijë të mitur që ai përdorte për seks, legjenda e muzikës pop kishte planifikuar edhe këtë martesë me 12 vjeçaren, transmeton Klan Kosova.

Krejt këto deklarata janë pjesë e librit që është duke e botuar mjeku i Jackson.

Murray pretendon se Jackson e ka lejuar publikimin e këtyre informatave.

“Ti duhet të betohesh që nuk do të thuash asnjë fjalë në lidhje me këtë. Vetëm ti do ta dish se kur është koha e duhur për të folur për këtë”, ka thënë ai, duke cituar kështu fjalët që Jackson i ka thënë atij.

Jackson gjithmonë i hodhi poshtë thashethemet e vazhdueshme për abuzim seksual me fëmijë të moshës së mitur.

Ai pagoi miliona dollarë për të zgjidhur një numër të rasteve me familjet e djemve të rinj të cilët pretendonin se kanë qenë të abuzuar prej tij në fermën e tij Neverland në Kaliforni.