Site icon Telegrafi

Michael J. Fox do të mbetet i palëvizshëm pa i mbushur 60 vjet

Michael J. Fox (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images for Tribeca Film Festival/Guliver)

Aktori Michael J. Fox në shoqëri të gruas së tij, Tracy Pollan, mori pjesë së fundi në premierën e dokumentarit të televizionit HBO, “Very Ralph”, në New York.

Ai foli hapur vitin e kaluar për betejën e vështirë me sëmundjen Parkinson, nga e cila është prekur që nga viti 1992 dhe me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme dhe trajtim të vazhdueshëm, sëmundja vazhdimisht po përparon.

Lexo po ashtu Michael J. Fox flet rreth luftës me sëmundjen e Parkinsonit

Për momentin aktori flet pak në mënyrë të pakuptueshme, ndërsa këmbën e tij të majtë e kontrollon gjithnjë e më dobët, kështu që detyrohet ta tërheqë ndonjëherë. Ai pritet të jetë me aftësi të kufizuara para moshës 60-vjeçare.

Tracy Pollan dhe Michael J. Fox (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/GUliver)

“Guximi i tij nuk njeh kufij. Por sëmundja ka filluar ta mposhtë gjithë trupin e tij dhe madje ai sheh që po e humb ngadalë betejën”, është shprehur një mik i tij i afërt.

“Michael e sheh çdo ditë si një dhuratë, si dhe një mundësi për të ndihmuar të tjerët që kalojnë të njëjtën gjë”, ka shtuar ai, transmeton KP.

Ndryshe, aktori 58-vjeçar ka ‘Fondacionin për hulumtimet e sëmundjes Parkinson’, i cili ka investuar disa miliona dollarë në këtë drejtim.

Exit mobile version