Michael J. Fox ishte 29 vjeçar kur u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit.
Ylli i filmit “Back to the future” në një intervistë për revistën “Closer Weekly” përshkroi momentin se si reagoi kur dëgjoi lajmin e tmerrshëm, por gjithashtu se si luftoi me varësinë e alkoolit pas kësaj diagnoze.
“Sinqerisht, u thashë mjekëve:” A e dini se kush jam unë? Ndoshta keni gabuar”… Mendova se ishte e pamundur që të ndodhte mua… Diagnoza ishte e saktë, unë vetëm ‘u arratisja nga ajo’. .. Unë e gjeta veten në alkool”, tha aktor 57-vjeçar.
Në vitin 1988, ai u martua me kolegen Tracy Polan, 58 vjeç, me të cilën ka katër fëmijë. Por pavarësisht problemeve, aktorja vendosi të qëndrojë me burrin dhe i dha mbështetje të pakushtëzuar në sëmundje, raporton Fox News.
Michael thotë se sot është mirë, jeton ditë pas dite dhe punon shumë gjatë gjithë kohës.
“Mësova se nuk është mirë të mendosh për gjërat që mund të më ndodhin nesër, ushtroj rregullisht, i pi barnat dhe nuk më intereson, por nuk bëj asnjë nga këto gjëra që ndihem më mirë nesër, por bëj të gjitha gjërat që të ndihem më mirë sot”, shpjegon aktori.
Ndryshe, në një intervistë të mëparshme me revistën People, Fox tha se ndjeu simptomat e para të sëmundjes në vitin 1990. /Telegrafi/