Ai është ikona e “Let’s get ready to rumble” , apo në shqip “Të bëhemi gati për luftë (aksion)”.
Michael Buffer edhe njëherë do të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.
Buffer pa asnjë dyshim është zëri i artë pas meçeve të mëdha dhe normalisht që nuk do të mungojë edhe në përballjen mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parkerit.
Tashmë 72-vjeçari ka arritur në kryeqytetin e Uellist, Cardiff, ku edhe do të zhvillohet edhe përballja e ditës së sotme.
Prezantuesi për vetëm disa paraqitje skenike sipas të përditshmes britanike “The Sun”, do të fitojë hiq më pak se 3.9 milionë euro.
Ai ishte prezantuesi edhe në takimin mes Joshuas dhe Wladimir Klitschko dhe vlera që ai fiton për një prezantim të një lufte për titull është 4.5 milionë euro.
Ndryshe, ballafaqimi mes Joshuas dhe Parkerit pritet të fillojë rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/