Telegrafi

Michael Buble tërhiqet nga “Brit Awards” (Foto)

Këngëtari i njohur Michael Buble ka bërë të ditur së fundmi se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Brit Awards”.

Ylli kanadez ka anuluar këtë pjesmarrje shkas i problemeve të tij familjare, pasi siç e dimë të gjithë djali i tij Noah, tash e një kohë po vuan nga sëmundja e kancerit.

Buble i është përkushtuar tërësisht kujdesit për terapinë e djalit, gjersa deri pak muaj më parë ai shpresonte se do të munde të gjente kohën dhe forcën për tu ngjitur në skenën e “Brit Awards” për të prezantuar, por kjo gjë nuk ndodhi.

Ai u ka kërkuar falje stafit të festivalit, duke u thënë atyre se u duhet të gjejnë një prezantues tjetër. /Telegrafi/